Projekti i xhamisë së re është një rezultat i punës dhe përpjekjeve shumëvjeçare si nga kryesia aktuale ashtu edhe nga ajo e kaluara.
E themeluar në vitin 1987, Qendra Islame Shqiptare në Stuttgart ka një historik majft të pasur me punën e saj në shërbim të bashkatdhetarëve që jetojnë në Stuttgart e më gjërë.
Objekti i ri për xhami që e shihni më lart ofron të gjitha mundësitë dhe plotëson të gjitha nevojat që i ka shoqëria jonë. Xhamia e re përmban dhomat e faljes për meshkuj dhe femra, sallën e konferencave, vendin për argëtim për të rinjtë, zyre dhe dhoma të ndryshme si dhe parkingje për vetura.
Realizimi i këtij projekti varet edhe nga dihma e juaj materiale, fizike dhe morale. Prandaj ju lusim të kontriboni për realizimin e këtij projekti.
Ne po shkruajmë historinë – bëhu edhe ti pjesë e kësaj historie.